Ja sms kërcënuese që i shkoi ministrit Saimir Tahiri

0
118

saimir tahiriPak ditë më parë në numrin personal të ministry Tahiri është dërguar një mesazh kërcënues. Nuk jepen detaje të përmbajtjes së mesazhit, që tashmë është dorëzuar pranë prokurorisë për krime të rënda, të cilët po hetojnë numrin e personit dërgues.

Burimet thonë se referuar tekstit të shkruar, prokuroria dyshon se është nisur nga ndonjë pjesëtar i familjes Gjuta. Pasi në tesktin kërcënues ndër të tjera i kërkohet ministrit të ketë kujdes me familjen Gjuta dhe ta lërë rehat, në të kundërtën do të ketë pasoja.

Pas këtij mesazhi, tashmë të dorëzuar në prokurori, mësohet se policia ka ushtruar disa kontrolle të befasishme në lokalin e familjes Gjuta që ndodhet në rrugën e Elbasanit. Përveç sendeve të ndaluar, aty është kërkuar edhe verifikimi i aparateve cellular dhe numrat të cilat punonjësit e lokalit dhe pjesëtarët e kësaj familje kanë në përdorim.

Nga ana tjetër, çdo mëngjes policia e shtetit kontrollon me imtësi makinat pranë banesës së ministrit Tahiri dhe pjesëtarërëve të familjes së tij.

Pavarësisht hetimeve nga ana e prokurorisë dhe policisë, burimet thonë se ende nuk dihet vendndodhja e Vladimri Gjutës, personit që dyshohet se ka organizuar vendosjen e sasisë së tritolit në farmacin e babit të ministrit Tahiri. Bashkë me Vladimir Gjutën është shpall në kërkim edhe nipi I tij, Baftjar Bruka, që mendohet se është në Itali.

Gjykata e Krimeve të Rënda, gati tre muaj pas arrestimit ka urdhëruar lirimin nga qelia të Ernest Gjutës, i afërmi i të dyshuarit si organizator i tritol vënies në farmacin e babait të ministrit Tahiri.

Burimet thonë, se lirimi i Ernest Gjutës ka ardhur me kërkesë të prokurorisë, pasi nuk është arritur të gjenden prova të mjaftrueshme që implikon atë në organizimin dhe vendosjen e tritolit në rrugën “kongresi i manastirit” dhe “Muhamet Gjollesha” mëngjesin e hershëm të datës 10 shkurt të këtij viti.

Për këtë ngjarje vazhdojnë të qëndrojnë në qeli me masën e sigurisë “arrest me burg” shetasit Lumjan Matmuja, Kamber Bruka, Erjon Dule dhe Emirjon Gjuta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here