Tmerr/ Autori i masakrës së Matit nuk është penduar për krimin e rëndë, kërkon…

0
127

Autori i masakrës në fshatin Shëlli të Matit, i cili vrau tre punonjës të bashkisë dhe plagosi një tjetër nuk është penduar për krimin e rëndë.

Gjatë momentit të shoqërimit në Komisariatin e Burrelit, Kujtim Koxha ka kërkuar që avokatin ta gjejë vetë dhe jo shteti. 51-vjeçari kur ka hyrë në komisariat ka habitur me kërkesen e tij, pasi ka kërkuar bukë.

”Bukë se vdiqa nga uria”. Shkak i krimit të 3-fishtë u bë rruga e fshatit Shëlli, ku këta punonjës po kryenin punime. Nga breshëria e plumbave Mentor Hoxha ndërroi jetë në vend, ndërsa Erzen Aliaj dhe Hamit Buçi vdiqën në spital.

Koxha ishte një person problematik në fshatin e tij. Raportohet se para disa ditësh Koxha kishte qenë në spital, pasi ishte plagosur me thikë nga vëllai i tij pas një konflikti. 51-vjeçari kishte qëndruar i shtruar për disa ditë në spitalin e Burrelit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here