Çështja “Xhisiela” Basha mbërrin në Prokurori

0
171

Kreu i PD-së, Lulzim Basha  ka mbërritur para pak minutash në Prokurorinë e Tiranës. Ai është thirrur për të dëshmuar në lidhje me padinë e kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla për çështjen “Xhisiela”.
Balla tha më herët se Basha në bashkëpunim me ish-nënkomisarin Emiljano Nuhu e gazetarin Basir Collaku, krijuan një skenar me qëllim dëmtimin e imazhit të tij.

Kjo lidhet me denoncimin publik që ish-nënkomisari Nuhu, bëri gjatë një interviste që realizoi me gazetarin Basir Collaku, ku pretendonte se është kërcënuar me armë në zyrën e tij të punës në stacionin e policisë së Fushë Krujës, në prani të deputetit socialist Balla. Intervista e Nuhut u transmetua edhe nga selia e PD dhe Lulzim Basha hodhi akuza të rënda ndaj socialistit Balla. Për të gjitha këto, kryedemokrati pritet të japë shpjegime sot përpara grupit të hetimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here