Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zgjedhur Vlorën për të festuar 46-vjetorin e lindjes.
Kreu i PD ka festuar ditëlindjen e tij me anëtarë të partisë demokratike në qytetin e Vlorës.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, ish-deputetja e PD, Nada Mecorapaj, ka uruar Bashën dhe ka ndarë disa foto të kryedemokratit teksa fik qirinjtë mbi tortën e 46 vjetorit.
“Sot radhën e kishte Vlora!
Filloj me nje ecje dhe bashkebisedim me bizneset pergjate bulevardit kryesor te qytetit, ku degjoj nga afer shqetesimet dhe problemet e tyre.
Takimi me operatoret turistik mbi problematikat, ekonomine, pasigurine dhe renimin e perditshem qe keto biznese po jetojne, kriza qe ka pllakosur qytetin por jo vetem! Dhe sot ne diten e tij te lindjes nga Vlora mer 1000 urime!
Me shpresen dhe besimin e plote qe cdo demokrat e demokrate ka, me frymen dhe kurajon qe percjell tek cdo i ri, me fisnikerine dhe respektin per familjen,,,, Lulzim Basha qofsh i bekuar, se shpejti Vlora te pret Kryeminister!”, shkruan Mecorapaj.