Shehi: “Xhisiela” tregoi degjenerimin e shtetit,

0
202

Dashamir Shehi, kryetar i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), u shpreh në studion e emisionit Top Talk me gazetarin Denis Dyrnjaja se rasti “Xhisiela” tregoi degjenerimin e shtetit, edhe pse kryeministri, sipas tij, “thotë shumë gjëra dhe i tregon këndshëm përrallat”

Procesi zgjedhor ka degjeneruar shumë keq sepse ka hyrë në dorë të krimit. Kryeministri jonë thotë shumë gjëra dhe i thotë këndshëm përrallat. U bë debat i madh për Xhisielën, por degjenerimin e shtetit e tregoi vetë djaloshi kur tha që Basha do ta shikonte në zgjedhje. Ai nuk ishte kërcënim personal, por me atë kërcënim tha që ai së bashku me të atin i vjedhin zgjedhjet. Ai i vjedh zgjedhjet në emër të Partisë Socialiste. Unë them që ai nuk duhet të dalë nga burgu vetëm për këtë ide që ka. Ama, zoti Rama nuk u mor me këtë, por me denoncuesin që e quajti “horr që do e ndiqte këmba-këmbës”, tha Shehi.

Top Channel

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here