Vrasja në Tiranë, në kërkim i dashuri i Elvana Gjatës

0
175

Zbulohen detaje të reja nga atentati i ndodhur mbrëmë në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, ku e përfshirë ishte dhe këngëtarja Elvana Gjata.

Ndaj të dashurit të saj, Ervin Mataj i cili është shpallur në kërkim së bashku me dy miq të tij, mbi të cilët rëndon akuza e vrasjes në rrethana cilësuese.

Vetë këngëtarja është shoqëruar në polici, teksa burime thonë se ajo ka qenë shumë e tronditur gjatë dëshmisë, po nuk e ka mohuar faktin se ka qenë aty në momentin kur ka ndodhur përplasja.

Lidhja e Elvana Gjatës me biznesmenin e njohur në fushën e ndërtimit është tentuar vazhdimisht që të mbahet larg vëmendjes së mediave, preferuar kjo nga vetë këngëtarja.

Edhe në festën e mbajtur në 30-vjetorin e saj Mataj nuk ka qenë i pranishëm, ndërsa këngëtarja shoqërohej vetëm nga vjehrri dhe vjehrra e saj.

Përveç të dashurit të këngëtares në kërkim ndodhen dhe dy shtetas të tjerë që janë: Merviol Bilo, i cili është punonjës i forcave komando, dhe Fabiol Alushi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here