“Autokrat i babëzitur”, Tabaku poston videon: Ja si gënjeu Rama për taksat…

0
132

Jorida Tabaku, ish-deputetja e PD, ka nxjerrë në dritë një mashtrim që vazhdon prej 7 vjetësh për qytetarët nga kryeministri Edi Rama, por po ashtu dhe një premtim të shpejtë që e mbajti, por jo ndaj tyre: ndaj oligarkëve, klientë të tij.

“I premtoi shqiptarëve heqjen e taksës 20% për ushqimet bazë – thekson Tabaku në Facebook, – dhe për 7 vite me radhë për çdo vit vetëm rriti taksa, tarifa dhe çmimet e produkteve të shportës.

Në fund, – nënvizon ish-deputetja, – si çdo autokrat i babëzitur për pushtetin që i japin oligarkët, hoqi TVSH-në 20% për importin e jahteve.

Gënjeshtari kronik ka vetëm një synim: t’u marrë shqiptarëve paratë dhe t’ua japë ato oligarkëve.

Kryeministri i oligarkëve nuk mund të jetë kryeministri i shqiptarëve.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here