Vrasja në ish-Bllok, viktima mbrojti me trup Ervis Martiajn

0
248

Kryeqyteti është tronditur mbrëme nga një ngjarje e rëndë në që ndodhi në zonën e ish-Bllokut, teksa një shtetas është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur.

Viktimë ka mbetur Rigers Gaxha, i plagosur rëndë Leart Hasa dhe ndodhet në sallën e operacionit, të plagosur lehtë kanë mbetur edhe Ervis Martinaj dhe Redi Popesku, ky i fundit ka marrë vetëm një gërvishje.

Dyshohet se objektivi i këtij atentati ishte Ervis Martinaj, i cili ka mbetur i plagosur lehtë, ndërsa viktima është truproja e tij.

Dyshohet se ka qenë një person që ka qëlluiar, dhe mendohet se ka përdorur pistoletë, pasi janë gjetur gëzhoja vetëm nga një lloj arme.

Shënjestra e këtij atentati dyshohet se ka qenë Ervis Martinaj, pasi gjatë momentit kur është shtënë me armë, është shtënë drejt tij, pasi truproja i ka dalë përpara për ta mbrojtur, duke mbetur vetë i vrarë me plumb në kokë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here