‘Xhisiela’, Deklarata e ashpër e Kryemadhit ndaj Prokurorisë: Viktimën e nxori përdhunuese

0
203

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka qënë therëse në reagimin e saj lidhur me qëndrimin që shteti mbajti ndaj rastit “Xhisiela”. Në mbledhjen e Kryesisë së LSI, Kryemadhi sulmoi në veçanti Prokurorinë, e cila, sipas saj, “: jo vetëm nuk e zgjidh problemin, ose ta dënojë krimin, por mbulon Policinë që mbulon krimin dhe nxjerr agresorin, përdhunuesin dhe rrëmbyesin dhe, viktimën e nxjerr përdhunuese.”

Nga fjala e Kryemadhit:

Përsa i përket aksionit opozita, duke pasur parasysh tani se fronti opozitar është zgjeruar tashmë shumë përballë bashkëqeverisjes me krimin, që nuk është tjetër përveçse një kupolë, një shtet i grabitur nga një grup grabitësisht dhe gangsterësh.

Mendojmë se ne si LSI, se shteti duhet shpëtuar sot më shumë se çdo ditë tjetër, se nesër do të jetë shumë vonë. Nuk do të jetë vonë as për ne, as për Edi Ramën, por për fëmijët e shqiptarëve. Sot ndihen më të rrezikuar se çdi ditë tjetër. Rasti i Xhisiela Malokut e bëri të qartë se Policia jo vetëm nuk zbulon krimin, por e mbulon atë. Prokuroria jo vetëm nuk e zgjidh problemin, ose ta dënojë krimin,  por mbulon Policinë që mbulon krimin dhe nxjerr agresorin, përdhunuesin dhe rrëmbyesin dhe viktimën e nxjerr përdhunuese.

Kryeministrin, që dhunon denoncimin e krimit dhe mbron hapur dhunuesit në foltoren e kryeministrit dhe të parlamentit.

Kemi deputetë të Rilindjes që kanë grabitur PS dhe sillen si gangsterë për të mbuluar dhunën dhe kompromentimin e thellë që kanë midis njeri tjetrit në aferat e tyre qoftë të trafikut të drogës, qoftë të korrupsionit.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here