Nënkryetari i LRI Pojani: Të bashkuar për një Shqipëri më të mirë!

0
180

Nënkryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim Klevi Pojani, ka reaguar me anë të një postimi në facebook, në lidhej me protestën e zhvilluar ditën e sotmë nga opozita. Ai u shpreh se Bulevardi Dëshmorët e Kombit, nuk kanë qënë kurrë kaq i mbushur si sot. Pjesëmarrja masive e qindra qytetarëve tregon qartazi se shqiptarët janë të lodhur nga kjo qeveria e drogës dhe korrupsionit.

Statusi i Plotë:

U këput vetëm një lule!

Ky shesh nuk ka parë kurrë më shumë njerëz se sot!
Të bashkuar rreth flamurit kombëtar 
 dhe me qëllimin e vetëm për një të ardhme e Shqipëri më të mirë!
Pa varfëri, pa krim, pa drogë dhe pa keqqrverisje!
Sot meritojnë një FALENDERIM të madh të gjithë ata që i thanë jo frikës!
Presionit qeveritar me kontrrolle e ndalime nga policia e urdhëruar e Ramës dhe detyrimit për të bërë të shtunën ditë pune për punonjësit e administratës, qytetarët e lirë ju përgjigjën me PROTESTË!
PROTESTË thanë dhe të rinjtë, të cilët duan të ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu e jo të degëdisen nëpër botë.
Më fort se të gjithë thërrisnin studentët që qeveria i trajton si armiq me kushtet dhe tarifat që vendos por dhe gjimnazistët e pranishëm, e kryesisht ata të Tiranës, që sot refuzuan me përbuzje ekskursionet e organizuara posaçërisht për të munguar në protestë pasi ata nuk mund ti harrojnë kushtet nëpër shkolla, librat e shtrenjtë, të ftohtin që përjetojnë nëpër klasa, lojërat eksperimentale që bëhen me kurrikulat e tyre si dhe mbi të gjitha sprovën e jetës, Maturën Shtetërore që i ngjan një tmerri pafund!
Qytetarët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë treguan dhe një herë se ata mund të qëndrojnë larg kauzave politike por nuk mund të heshtin pasi kanë nevojë për mundësi punësimi, për ekonomi të fortë, për shëndetësi falas, për arsim cilësor, për drejtësi të paanshme, për siguri publike, për investime në infrastrukturë dhe ç’është më e rëndësishmja për të rritur standartin e jetesës pasi duhet të ‘vijë’ Europa këtu e jo të ikin shqiptarët atje!
‘Unë’ ashtu si dhe ‘Ti’, cilido qofsh ‘Ti’ që po e lexon këtë shkrim e dua Shqipërinë të paqtë dhe të begatë prandaj jam i lumtur që sot nuk u shenua asnjë incident përveç një luleje të këputur!
U këput lulja e kanabisit, lulja që simbolizonte Rilindjen, sektin më antishqiptarë që ka njohur demokracia jonë dhe që i ka bërë të gjithë shqiptarët, të majt a të djath, më të varfër, më të palumtur dhe me dëshirën e vetme për tu larguar!

Bashk ja dalim që kësaj luleje të këputur ti shkulim dhe rrënjët!

Zoti e begoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here