Kërkesa qesharake e Ballës/ I kërkon qelizat telefonike gruas së tij pasi ajo…

0
405

Taulant Balla i kerkoi dje Telekom Albania qelizat telefonike te nr te tij per te provuar nëse ka qënë në Fushë Krujë, mbrëmjen e 21 korrikut 2018-të. Kreu i grupit socialist, Taulant Balla, kërkesën ia ka drejtuar drejtorisë juridike dhe te dhenave personale të Telekom Albania, pra bashkëshortes së tij, Iris Pekmezi Balla e cila është drejtoreshë juridike dhe e te dhenave personale te kompanisë celulare.

Pra, Balla i kërkon gruas qelizat telefonike të telefonit të tij celular që të rrëzojë akuzat për përfshirjen në kërcënimin me armë të një oficeri policie në stacionin policor të F.Krujës, për të ndaluar arrestimin e djalit të deputetit Rrahman Rraja.

Por nuk është ky i vetmi problem i kërkesës së Taulant Ballës. Kërkesën për marrjen e qeliza telefonike celulare nuk mund ta bëjë dot një qytetar, qoftë ky edhe deputet. Sipas ligjit vetëm prokuroria mun të kërkojë qelizat telefonike nga një kompani celulare, kështu që kërkesa e Ballës është minimumi e paligjsshme dhe qesharake pasi i drejtohet gruas së tij.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here