Drogë e madhe në Shkodër, arrestohen dy persona…

0
127

Policia ka arrestuar dy shtetas në Muriqan të Shkodrës të cilët po transportonin një sasi të konsiderueshme droge. Bëhet fjalë për shtetasit Vullnet Kolaveri e Denis Dedej, 23 dhe 28 vjeç. Atyre iu gjetën 8 kg drogë në mjetin Benz AQA676TJ. Arrestimi i këtyre dy shtetasve u bë në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit.

Njoftimi i Policisë:

Vijon puna për godtjen e rasteve të trafikimit, prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Goditet një rast i trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe një rast i prodhimit/shitjes së narkotikëve. Arrestohen dy shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër. Nga strukturat e D. V. K. M. në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan u arrestuan në flagrancë shtetasit Vullnet Kolaveri, 23 vjeç, banues në Sukth, Durrës dhe Denis Dedaj, 28 vjeç, banues në Shijak, Durrës,

Arrestimi i tyre u bë pasi në PKK Murriqan, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në mjetin tip Mercedez-Benz, me targë AA676TJ me të cilin udhëtonin, ju gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 8  kg e 266.8 gram lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Gjithashtu  nga shërbimet e Policisë Shkodër është goditur një tjetër rast i prodhimit dhe  shitjes së narkotikëve ku u bë shpallja në kërkim e shtetasit Gj. M. 60 vjeç, banues në fshatin Plan, Shkodër, pasi gjatë kontrollit  në fshatin Plan,  policia   gjeti dhe sekuestroi  një sasi lënde narkotike Canabis Sativa, me peshë 8.5 kilogramë, ku dyshohet se e posedonte shtetasi Gj.M. Vijon puna për kapjen e tij.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Trafikimi i narkotike?ve e kryer në bashkëpunim”, “Prodhim e shitje të narkotikeve” e “Kultivimi i bime?ve narkotike” parashikuar nga nenet 283/a/2-22, 283 e 284 të Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here