Basha: Para një vajze të përdhunuar, prokurorë, policë e deputetë mbuluan aktin kriminal

0
222

Basha: Për fat të keq në shoqërinë tonë dhe në shoqëri të tjera ka pasur raste rrahjesh, grabitjesh, përdhunimesh. çfarë e bën këtë rast një kambanë për shoqërinë tonë? Ja ku kemi një vajzë jetime. E ka lënë 4 vjeç i ati e cila shënjestrohet nga ky grup kriminal i cili është grup i strukturuar kriminal, i drejtuar nga një njeri me pushtet që është deputeti, që merret, dhunohet, përdhunohet, digjet me cigare, rrihet me qytën e pistoletës, shkon të bëjë kallëzim jo në 1 por në disa komisariate, dhe nuk është kallëzimi i korrikut i pari. Ato kanë nisur që vitin e kaluar dhe e kanë përcjellë sepse nuk e pranonin kallëzimin e saj. E kanë sjellë vërdallë dhe në korrik, më në fund, prap e kanë përcjellë dhe e kanë çuar në komisariatin e Krujës, në nënstacionin e Fushë-Krujës dhe atje në vend që ti ofrohet mbrojtje; Çfarë ndodh? Ngrihet gjithë shteti, policia, prokuroria, deputeti, Kryetari i Bashkisë, kryetari i grupit Parlamentar të PS dhe media e kontrolluar nga shteti për ta shpalur një vajzë që ka delirin e xhelozisë. Kjo për të mbrojtur djalin e deputetit të zonës. Kjo është shokuese. Të gjithë shtetin të bërë njish me një akt të tillë të ulët kriminal përballë një vajze të pambrojtur. Këtu ka ardhur shtetit shqiptar sot. Kjo është pjesa tronditëse e kësaj ngjarje. Tronditëse është që përpara një jetime të dhunuar, të përdhënuar, pa asnjë mbrojtje, dhe të gjithë; prokurorë, policë, deputetë, kryear bashkie, kryetar grupi parlamentar të maxhorancës dhe media e blerë me paratë e shtetit për të mbuluar këtë akt të rëndë kriminal për të kërcënuar oficerin e policisë që nisi hetimet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here