Ish-kryeministri zbardh “faturën” e radhës / Berisha: Përveç Jaguarëve, Rama do të blejë edhe 3 Benza që kushtojnë 2.1 milionë euro

0
125

 

Ish-kryeministri: S’kam faj unë që jetoni ende në kohën time, Rama më thotë ende Kryeministër

 

Rasti i Remzi Hoxhës, Braçe akuza Berishës: Trego ku janë eshtrat! Ish-kryeministri: Fatos Klosi i zhduku dosjen

 

Berisha ne parlamentGëzim Saliu

 

Ish-kryeministri Berisha bëri të ditur dje në sallën e Parlamentit se përveç makinave “Jaguar” qeveria do të blejë edhe 3 automjete të markës “Mercedes-Benz” të blinduara në vlerën e 2.1 milionë eurove. Duke folur në Parlament Berisha tha se bëhet fjalë për një tender sekret që po e bën Kryeministri Edi Rama, i cili sipas ish-kreut të qeverisë po shton luksin e tij në kurriz të varfërisë dhe mjerimit të shqiptarëve. “Këtu kam dokumentet e tenderit të makinave, sekretit të madh. “Sekret me afat ruajtjeje 10 vjet” thotë. Po cili është sekreti? Veturat qeveritare. A e kuptoni apo jo, vjedhja është sekreti. Këta kanë sekretuar vjedhjen. Termin “sekret” e keni vendosur ju në vendim jo unë. Se ka hackers që i nxjerrin ajo është punë tjetër pastaj, ata janë miqtë e mi. Janë 42 vetura. Përveç “jaguarizimit” të qeverisë, tani na dalin dhe tre Benza që kushton secili të paktën 700 mijë euro. Gjatë qeverisjes sime, e vetmja veturë, e vetmja e blerë për delegacionet ishte një Benz i blinduar”, – theksoi Berisha. më tej ish-kryeministri pas fjalës në foltore replikoi edhe nga vendi ku tha se socialistët jetojnë akoma në “kohën e tij”, duke ju referuar pushtetit që pati si kryeministër deri para vitit 2013. “Nuk kam asnjë kundërshtim t’i jepet fjala cilitdo të më përgjigjet mua, por ju po bëni një gafë të tmerrshme. Ju tregoni se jeni të gjithë në kohën time, vazhdoni të jetoni në kohën tuaj. Kryetari juaj pasi thotë tre herë kryeministri për mua, kujtohet e thotë ish-kryeministri. Ky del këtu të më përgjigjet sikur unë jam kryeministri. Unë nderohem se problemi është i juaji. Rrini sa të doni në kohën time, ajo është e pafundme”, – tha ai. Në përgjigje të Berishës, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi, tha se ish-kryeministri i mori kohën e kolegëve të tjerë duke folur plot 30 minuta e 30 sekonda. “Ju akoma po jetoni në parajsën e humorit, se nuk mund të rrini dot pa pushtetin e mikrofonit duke shkelur procedurat fiks 30 minuta e 30 sekonda, pra 20 minuta më shumë”. Po ashtu ndaj akuzave të ish-kryeministrit replikoi edhe kreu socialist i Komisionit të Ekonomisë Erion Braçe, i cili renditi një sërë akuzash për Berishën. “8 vite në këtë vend është abuzuar deri në krim. Në krim me pasuritë publike, në krim me paratë publike dhe në krim me jetën e qytetarëve. Për sa kohë asnjë nga ata që kanë abuzuar për 8 vite nuk ka dalë para drejtësisë, mua këtu do të më kesh për të folur ditë për ditë për kohën tënde”, – deklaroi ai.

 

Përplasja për çështjen “Hoxha”

Ndërkohë, pjesë e debatit në Parlament u bë edhe çështja e Remzi Hoxhes, e cila solli një tjetër përplasje të fortë mes mazhorancës dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Në replikë me ish-kryeministrin Braçe akuzoi Berishës si përgjegjës për Hoxhën, ndërsa theksoi: “Keni detyrimin si gjysh si prind si vëlla, t’i thoni asaj familjeje se ku janë eshtrat e Remzi Hoxhës”. Nga ana e tij Berisha pohoi se në atë kohë Shërbimi Sekret Shqiptar mori një agjent të dy Shërbimeve të Huaja në krye, Fatos Klosin. “Njëri nga këto shërbime ishte shërbim kundërshtar tjetri ishte i një vendi jo armik. Gjënë e parë që bëri Fatos Klosi zhduku dosjen e tij”, – nënvizoi ai. Më tej duke iu referuar edhe listave të publikuara në media sipas së cilave deputeti Braçe ka ndikuar ne emërimin e disa mësuesve në Lushnjë, Berisha deklaroi: “Për emërime të bërë me 6-7 mijë euro në tatime, në arsim dhe kudo. Po njeriu ka një kod etik”. Por sipas socialistit akuzat janë të pavërteta dhe në këtë kontest Braçe se nëse do të sillet një fakt për emërime klienteliste në emrin e tij, atëherë ai do të dorëzojë mandatin. “Nëse ju gjeni një copë letër ku të jetë urdhri im, firma ime, apo cilido firma e kolegëve të mi të Lushnjës që të thotë hiq këtë nga puna apo vërë këtë nga puna, unë dorëzoj mandatin e deputetit sot”, pohoi deputeti i PS.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here