Shpërthen Alibeaj: Ja hilja e PS me kalendarin e vetingut

0
147

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj e cilësoi artificial propozimin e PS për ta dërguar nismën e opozitëspër marrje opinion në Komisionin e Venezias.  “Pse doni ta shtyni, pse keni frikë nga vetingu i politikanëve. Pse keni frikë nga barazia e ligjit edhe për deputetët”- ishin disa nga pyetjet e Alibeajt për kolegët socialistë në Komisionin e  Ligjeve.

Nënkryetari i komisionit të ligjeve argumentoi se të gjitha pikat e rregullores për nismën janë përmbushur. Përmbajtja është e njohur, publiku e njeh problemin, sepse po e vuajnë ëdo ditë kriminalizimine politikës, standartin e nismës e ka përcaktuar Venecia, kur ka folur për vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve. “Venezia e ka shqyrtuar 3 këtë nismë me vetingun e gjyatrëve dhe porkurorëve. A keni kurajo morale për ta pranuar secili individualisht. A keni kurajo politike për të pranuar vetingun tonë njësoj sië bëhet vettingu për policët, gardistët, prokurorët, gjykatësit.”- shpreh Alibeaj. Duke nxjerrë në pah se nisma eshtë identike me atë që ka pranuar Venezia për drejtësinë, Alibeaj tha se nevoja për miratimin e nismës është emergjëncë kombëtare dhe duhet miratuar brenda pak ditësh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here