Për dorëheqjen e kreut të OMONIAS, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e ka shoqëruar me një status ironik që thumbon OMN. Manjani shkruan se për pak ju duk sikur të ishte tërhequr kreu i OMN (Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit).
”Uuhhhhhh! Më ngriu gjaku sot kur pashë titujt e lajmeve! Mu duk sikur kishte dhënë dorëheqjen kreu i OMN. Në fakt ishte kreu i OMONIAS”,-shkruan Manjani.
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (OMN), do të mbikëqyrë gjithë procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë.