Presidenti Meta takon Mike Bloomberg, sipërmarrësi i 8 më i pasur në SHBA

0
137

Kreu i shtetit Ilir Meta, në kuadër të vizitës që po zhvillon në SHBA, ka marrë pjesë sot në Forumin Global të Biznesit Bloomberg 2018.

Në këtë aktivitet ndërkombëtar ku marrin pjesë drejtues shtetesh dhe investitorët më të fuqishëm në botë, presidenti Meta është takuar me Mike Bloomberg.

“I privilegjuar të takohem me Mike Bloomberg dhe marr pjesë në Forumin Global të Biznesit Bloomberg 2018 “BloombergGBF”. Biseda shumë interesante për partneritetin midis biznesit dhe qeverive, në dobi të zhvillimit dhe begatisë së vendeve”,- shkruan presidenti Meta në mesazhin e tij në rrjetet sociale.

Mike Bloomberg është investitor, politikan dhe filantrop i njohur në arenën ndërkombëtare. Ai renditet si sipërmarrësi i 8 më i pasur në SHBA dhe i 11 në botë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here