Sekuestrohet 1.5 ton drogë në Mal të Zi, pranga dy skafistëve shqiptarë (FOTO)

0
214

Rreth 1.5 ton drogë është sekuestruar nga policia ditën e sotme në Ulqin të Malit të Zi.

 

 

Mediat e Malit të Zi bëjnë me dije se lënda narkotike u sekuestrua paraditen e sotme rreth orës 10:30, rreth 8 milje larg bregut të detit.

“Vijesti Online” raporton se sasia e madhe e drogës kishte ardhur nga Shqipëria. Ajo ishte e ndarë në 78 pako, dhe transportohej me skaf që drejtohej nga dy shqiptarë, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur.

Pas një ndjekje të gjatë në det, skafi u neutralizua në afërsi të Ulqinit nga policia malazeze të cilët sekuetruan sasinë e konsiderueshme të drogës të llojit kanabis dhe bënë të mundur arrestimin e shqiptarëve. (e.f/BalkanWeb)

dsghh

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here