Tre persona të armatosur dhe të maskuar kanë grabitur një furgon që sapo kishte mbërritur nga Italia.
Mësohet se personat kanë marr një çantë. Grabitja u shënua në zonën e Skelës në Vlorë
Nuk dihen shumë detaje rreth kësaj grabitje as dhe çfarë ka pasur brenda në çantë.
Ndërkohë sipas informacioneve të fundit mësohet se në çantë ka patur reth 5 mijë euro.
Furgoni ku u grabit çanta bënte linjen e Shqipërisë me Italinë.
Polcia e njoftuar për ngjarjen ka nisur hetimin për të zbardhur grabitjen dhe për të zbuluar autorët të cilët kanë qenë të maskuar dhe të armatosur.