Ditën e djeshme në media qarkulloi një lajm për një aplikacion të ri në Tiranë, me anë të të cilit qytetarët do të lëviznin nëpër kryeqytet.
I publikuar me emrin “Tirana Public Transport”, aplikacioni në fjalë tregon lëvizjen në kohë reale të autobusëve, duke përdorur pajisjet GPS që janë të instaluara në to.
Programuesi i këtij aplikacioni tha dje se me këtë aplikacion po sjell një risi për komunitetin.
Mirëpo një tjetër i ri nga Shkodra ka dërguar një mesazh denoncues në redaksinë e JOQ.al, ku pretendon se i është vjedhur idea e aplikacionit.
Sipas Aurel Hasanit ai ka prezantuar të njëjtin aplikacion një vit më parë në programin “Do you have an idea” në Vizion Plus.
I riu thotë se nuk është e drejtë që idea e tij të përdoret nga dikush tjetër pasi ka qenë ai i pari që e ka prezantuar publikisht.
Ai thekson se jua ka dërguar këtë ide të gjitha bashkive në vend, mirëpo asnjëra nuk i ka kthyer përgjigje.
Madje i riu shkon edhe më tej kur thotë se programin e ka porositur vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe ai e ka financuar, duke i vjedhur idenë.
Aurel Hasani shkruan:
”Vitin qe kaloi e prezantuam kte ide ne Vizion Plus , dhe shkuam ne gjysme finale me pas ksaj kerkova ndihme publike ne emision per ta vendosur ne te gjitha Bashkite e Shqiperise dhe nuk mora pergjigjen e asnjeres. Madje ne disa na refuzuan dhe disa te tjera as qe moren mundimin te na takonin. Tani shohim qe ka dale i njëjti aplikacion, e njeta ide .
Bashkangjitur ju dërgoj edhe videon prezantuese qe kam bere live ne televizion. Minuta 56:20. Pse na duhet te punojme ne kete vend ose me qarte si mund te ec perpara ne punen qe bej tani nese gjithcka qe do bej une do vidhet dhe do i jepet dikujt tjeter?! E ka porositur Erion Veliaj pasi para 6 muajsh ka lajmëruar për daljen e aplikacionit. Ndërkohë që ne kemi një vit që jemi pas dyerve dhe askush nuk na pret.”
Video e momentit: 01:00:00