Ja si e uron veten këngëtari Ylli Limani me rastin e ditëlindjes së tij

0
181

Ditën e sotme këngëtari dhe zëri më i ëmbël i muzikës shqiptare Ylli Limani feston ditëlindjen.

Këngëtari i shumë  këngëvë hit  si  ‘Prej se jena nda’, ‘Najher’ feston 24 vjetorin e te tij të lindjes.

Ai ka zgjedhur një urim shumë të veçantë për të uruar veten.

‘Nëse do të ktheja kohën pas, këtij djaloshit kaçurrel në foto do i kisha thënë se nuk i ka veshët llapush, puçrrat do të të largohen me kalimin e kohës dhe të mësojë t’i falë njerëzit, sepse të gjithë gabojnë. Të mos ndalojë së kënduari. Do i thoja se një ditë do të bësh krenarë të gjithë njerëzit e rëndësishëm për ty. Çdo hap i bukur ose i vështirë ja vlen. Do ja vlejë sepse do të kesh njerëz që të duan pa kushte. Gjëja kryesore, do i thoja se do të bëhet më mirë edhe kur të duket se s’ka ku shkon më keq. Shumë urime për Yllin’,- shkruan këngëtari.

Image

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here