Braimllari: Pafytyrësia e Rilindjes, mashtrojnë çdo ditë shqiptarët me raporte fiktive

0
172

Pas raportit te publikuar nga Taulant Balla per punesimin, ka reaguar permes nje postimi ne facebook deputeti i LSI Endrit Braimllari, ku shkruan se pafytyrësia e Rilindjes dhe e këtij Kryeministri po mashtrojnë cdo dite shqiptarët me raporte fiktive.

Postimi i plotë:

Pafytyrësia e Rilindjes dhe e këtij Kryeministri.

Mashtrojnë çdo ditë shqiptarët me raporte fiktive. Kemi hapur 234 mijë vende të reja pune thonë.
Nuk ka shqiptar që e beson. Vendi po përballet me varfëri ekstreme, me largimin e të rinjve nga vendi dhe me mungesën e sigurisë publike.

Vetëm në raportin e fundit të DASH flitet qartë për largimin nga Shqipëria. Publikimi i DASH, tregon situatën alarmante të largimit masiv të shqiptarëve!
Vetëm në 2018, 367.000 shqiptarë aplikuan për llotarinë Amerikane.

Pra do të thotë qartë që papunësia, mungesa e sigurisë publike, lidhja e këtij Kryeministri me krimin, ka bërë që shqiptarët të kërkojnë të largohen nga vendi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here