Ligjet: Nuk ka asnjë kandidaturë për President, raundi i parë sot quhet i kryer pa votim

0
103

Sot pasdite në Kuvend duhet të zhvillohet raundi i parë i votimit për të zgjedhur Presidentin e ri të Republikës, por komisioni parlamentar i ligjeve që është mbledhur paradite ka konstatuar se nuk është propozuar asnjë emër nga deputetët brenda afatit që përfundonte të dielën në orën 14:00. Megjithatë, votimi do të konsiderohet i kryer.

Komisioni i Ligjeve u mblodh nën drejtimin e Klotilda Bushkës në mbledhjen e posaçme për të caktuar kandidaturat për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës në votimin e raundit të parë, i cili do të zhvillohet sot, më 16 maj 2022.

Bushka tha se afati për dorëzimin e propozimeve për kandidatë ka qënë dje në orën 14:00. Sot Komisioni i Ligjeve duhej të mblidhej për të shqyrtuar kriteret kushtetuese për kriteret, dekriminalizimin, integritetin e figurave.

“Sipas njoftimit nga drejtoria përkatës e Kuvendit, – deklaroi Bushka, – deri dje nuk është paraqitur asnjë kandidaturë për President të Republikës nga deputetë e Kuvendit.

Në këto kushte ne do të duhet të vendosin për kushtet në lidhje me votimin e raundit të parë, që sipas Kushtetutës konsiderohet i kryer pa votim, por për efekt të procedurave do të duhet ta konstatojmë këtë dhe të përgatisim një raport për t’ia paraqitur seancës plenare”, nënvizoi drejtuesja e Komisionit të Ligjeve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here