Presidenti Ilir Meta vijon fushatën ndërgjegjësuese për dhurimin e gjakut

0
175

Presidenti i Republikës Ilir Meta vijon fushatën e tij ndërgjegjësuese për dhurimin e gjakut nga institucionet shtetërore.

Këtë të hënë, Presidenti Meta mori pjesë në seancën e dhurimit të gjakut nga punonjësit e institucionit të Avokatit të Popullit.

“Falënderoj Avokatin e Popullit për këtë nismë dhe bashkimit të tij në Aleancën e Dhurimit të Gjakut” – tha ndër të tjera kreu i Shtetit, Ilir Meta.

Presidenti Ilir Meta nga institucioni i Avokatit të Popullit, ku mori pjesë në nismën për dhurimin e gjakut nuk pranoi që të komentonte  vizitën e Aleksandër Vuçiç në Kosovë. I pyetur nga mediat për faktin që presidenti serb nuk u lejua që të shkonte në Drenicë, Meta u shpreh:

“E kam dhënë një përgjigje dje për këtë pyetje. Sot vlen të theksohet shumë thënia e Nënë Terezës për ata që duan të bëjnë vepra të mira “se ndoshta nuk mund të bëjmë gjëra të mëdha, por mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”. Të gjitha ata që e ndiejnë dhe te sensibilizojnë qytetarët për këtë nismë”- tha Presidenti Ilir Meta.

Ballkani, por jo vetëm është përfshirë nga debati pas idese se fundit te Presidentit të Kosovës, Thaçi për ndryshim të kufijve, por që kundërshtohet nga opozita në Prishtinë, por edhe nga Gjermania dhe Britania. Edhe presidenti shqiptar pak javë më parë u shpreh kundër kësaj ideje, ndërkohë që dje drekoi me Thaçin në Durrës.

duhen ftuar edhe kompani të tjera në garë dhe jo të jetë vetëm një, e zgjedhur nominalisht prej qeverisë shqiptare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here