Vrasësja e motrës dhe prindërve në Dibër, dyshohet se…

0
196

Familja shqiptare Poçesta, e ekzekutuar në Dibër të Madhe, Maqedoni para pak ditësh, dyshohet se është vrarë nga vet vajza e madhe e familjes. Kështu njofton sot jozyrtarisht, Zhurnal.mk.

Familja e ekzekutuar ka pasur edhe një vajzë tjetër, e cila është më e madhe dhe ka jetuar po ashtu në Itali. Vajza me inicialet B.P, fillimisht ka kryer vrasjen makabre në Dibër të Madhe dhe më pas ka udhëtuar drejt Italisë për t’u rikthyer përsëri në vendlindje, pas lajmit se familja e saj ishte vrarë.

Agjencia e lajmeve Zhurnal jozyrtarisht mëson se, ajo ka qenë e ndihmuar edhe nga dy persona të tjerë në këtë akt makabër, njëri nga qyteti i Gostivarit dhe tjetri nga Dibra të cilët momentalisht janë në paraburgim bashkë me autoren e vrasjes; të gjithë këto informacionet janë duke bazuar në hetimet e Policisë së Maqedonisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here