Reagon ashpër Vasili: Kryeministri është fajtori i vetëm për këtë situatë. Ja pse kjo qeveri i ka duart e lidhura…

0
105

Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, ka zhvilluar sot një mbledhje të Grupit Parlamentar. Në përfundim të kësaj mbledhjeje, ka qenë kreu i grupit, Petrit Vasili, që ka dalë në një deklaratë për mediat, duke bërë të ditur dhe qëndrimin që do mbajë partia e tij këtë sesion parlamentar.

Vasili tha se  LSI ka një moto të vetme këtë sesion, se do të ketë tolerancë zero kundër atyre  që grabisin vendin.

Në një deklaratë për shtyp, kreu i grupit të LSI, tha se kriminaliteti ka sjellë rrënim të pandalshëm ekonomik e si pasojë mijëra shqiptarë duan të lënë vendin.

“Qeveria dhe kryeministri janë ideatorët dhe fajtorët e vetëm të një situate kaq të rëndë. Shqipëria përballet me një situatë nga më të rëndat të krimit, Shkodra po përballet për ditë me krime njëri më i rëndë se tjetri, një shtet që i ka duart e lidhura, dhe e ka të pamundur të veproj, se ka qenë njësh me kriminelët. Janë po ata që diktojnë në komisariate. Pushteti është i trembur, i frikësuar pasi është bashkëfajtor. Kjo situatë kriminale ka sjellë rrënim ekonomik të pandalshëm. Mijëra shqiptarë duan të lënë vendin. Mbi 70% e shqiptarëve hedhin lotarinë amerikane,” tha Vasili.

Ai gjithashtu bëri të ditur moton e partisë së tij në këtë prag të nisjes së sesionit parlamentar.

“Pamundësia, që është plagë që vetëm thellohet, bie ndesh me raportet qesharake të qeverisë për shifra në rritje të punësimit. Dhuna dhe arroganca kanë qenë shënjuesit e sesionit parlamentar që lamë pas. E për këtë arsye, për këtë sesion që nis, LSI do të jetë në një moto: Tolerancë 0 ndaj hajdutërisë që ka pushtuar vendin. Është e qartë që kultura e pandëshkueshmërisë është realitet që po përdoret poshtërsisht nga qeveria, pasi reforma në drejtësi, e kapur, ka bërë që mos të veprojë, mos identifikojë asgjë në tribunalet që zhvillohen. Vend pa gjykatë, me drejtësi të rrënuar. Prokuroria nuk lëviz gishtin as për audiopërgjimin e Denar Bibës. Shqipëria është kthyer në një Far-West të vërtetë,” u shpreh Vasili.

Pjesë nga deklarata

Arsyeja pse i ka duart e lidhura është e thjesht dhe e qartë, pasi ka qenë njësh me kriminelët. Janë kriminelët ata që diktojnë punën ne Komisariatin e Shkodrës.  Ndërsa shteti nuk është , është në  një cep.

Kjo situatë kriminale ka rrënuar dhe ekonominë dhe po largon të rinjtë e Shqipërisë. Të rinjtë e Shqipërisë po përballen me një qeverisje të rrëmbyer nga hajdutët.

Papunësia është një plagë që thellohet dhe konstraktohet nga shifrat e turpshme që dalin nga qeveria. Dhuna dhe arroganca kanë qenë ato që shënjon sesionin parlamentar duke rrëmbyer forcën politikë.

Veprimi jonë do të jetë nën një moto: tolerancë zero ndaj hajdutëve që kanë grabitur vendin,  do të ndalojmë këtë hordhi që po grabit vendin.

Sot kemi një sistem drejtësie të thelluar që mban gjallë kriminalitetin në vend. Për Kryeministrin ka një padi dhe nuk po luan gishtin, Kryeministri tha se ka bërë ekspertizën për audion e vëllait të ministrit, por prokuroria nuk ka lëvizur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here