Reperi me i kërkuar shqiptar, Noizy, pëlqehet nga të gjitha trojet shqiptare. Ai është shumë aktiv në rrjete sociale, ku ndan shumëçka më fansat e tij.
Së fundi ai ka publikuar një video në llogarinë e tij “Instagram”, duke i lënë një mbishkrim interesante.
Reperi shpesh herë përmend këngëtaren e famshme botërore nga Barbadosi, Rihannën si dhe i komenton asaj në fotografitë që ajo publikon.
Noizy në videon e publikuar ka përmendur Rihannën, ku ka shkruar “I wish you were Rihanna & you loved the way I lie”.
“Ndonjëherë do doja që ju të ishit Rihanna & ti e dashuron mënyrën se si unë gënjej”, shkruan Noizy në përshkrimin e kësaj videoje. Mbreti i repit shqiptar njihet edhe për batutat, që bën në rrjete sociale, ku të shpeshta janë ato që përmend këngëtaren me famë botërore, Rihanna.