Kërkohet nga prokuroria e Katanias rikthimi në qeli i ‘financierit’ Nezar Seitit

0
220

Prokuroria e Katanias ka ankimuar vendimin e gjykatës e cila liroi nga qelia Nezar Seitin, duke ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie.

Seanca për të ashtuquajturin “finacieri i Habiljave” pritet të zhvillohet në fillim të muajit Shtator dhe prokurorët kanë kërkuar rikthimin në burg.

Shqiptari 42-vjeçar u lirua ditën e mërkurë nga Gjykata e Katanias dhe është e paqartë se çfarë ka ndryshuar në pozitën e tij proceduriale që togat e zeza vendosën të ndryshojnë masën e sigurisë.

Seiti u arrestua në tetor të vitit të kaluar në Vlorë dhe u ekstradua drejt Italisë në Janar, duke hapur një debat të madh politik.

Opozita akuzonte mazhorancën se ai u ekstradua për të mbyllur dosjen e ish-ministrit Saimir Tahiri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here