Ky është djali që e shtypi treni duke shpëtuar një qenush…

0
132

Për të gjithë ju që shtypni kafshët me makina, që i gjuani, që i trembni dhe helmoni, shikojeni këtë djalë! Ky djalë quhet Ajet Hasani nga Vushtrria dhe kishte ardhur me pushime në Durrës!

Para dy ditësh u dha lajmi që e kishte përplasur treni! Prandaj është bërë kështu! E dini pse? Sepse një qen i vogel kishte ngecur në shinat e trenit kur ai tren rrangallë që kemi po ecte drejt tij.  Ajeti u gjend rastësisht aty dhe vrapoi pa u menduar dy herë ,e shpëtoi qenushin nga vdekja dhe u katandis vetë kështu!

Shikojeni pak sa e madhe është mëshira e Zotit që e kurseu dhe jetën e tij! Ju besimtarë që godisni dhe mallkoni kafshët e rrugës, ju njerëz që na shihni shtrembër ne, atë pjesë që kujdeset dhe ushqen kafshët e rrugës, ju tipa te fortë që bëni denoncime në bashki e Polici që “na mbytën qentë e lagjes”, plasini dhe një herë sytë dhe kuptoni që një shoqëri e shëndetshme, një popull modern, një njeri me etikë dhe moral bazohet tek dashuria, mëshira dhe dhembshuria për tjetrin,  tek dashuria dhe për kafshët e rruges!

I jam mirënjohës të gjithë atyre që e ndihmuan këtë zotëri me çfarë mundën dhe unë jam i lumtur që pata mundësinë të rri me të dy orë, të flas me gruan e tij rreth situates dhe mbi të gjitha t’ju them juve qe kemi nevojë për më shumë njerëz heronj.

Ky është një mesazh sensibilizimi Nga Ndihma e Kafshëve në Shqipëri, për të gjithë ju që përbuzni jetën e një kafshe rruge! Ka dhe njerëz humanë në këtë Shqipëri të mbaruar! Për të gjithë ju që më pyesni në inbox si është gjendja apo çfarë mund t’i çojmë, atëherë po ju jap një përgjigje për të gjithë:

Gjendja e tij e ka kaluar rrezikun e vdekjes, por ka plagë në sy e në kokë! Ishte i zhveshur deri para pak orësh dhe sot ai ka ushqim, fruta dhe pije për pacientët të paktën deri në 3 ditë, gjithashtu ka dhe pizhamat dhe ndërresat e nevojshme….Për të gjithë ju që doni ta vizitoni, ai është tek neurokologjia, kati i dytë, dhoma 103 në hyrje të spitalit të Traumës! Faleminderit!

ImageImageImage

 

© SYRI.net

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here