Gjesti prekës i polices, ushqen foshnjën me gji

0
188

Një efektive e policisë i dha gji një fëmije të kequshqyer, i cili u soll në spitalin ku ajo ishte në detyrë. Celeste Ayala po punonte në spitalin e fëmijëve të Sor Maria Ludovica në Buenos Aires, kur foshnja u soll duke qarë në mënyrë të dëshpëruar.

Policja i kërkoi leje mjekëve për ta mbajtur dhe ushqyer foshnjën sepse po e shihte që ishte i uritur dhe se stafi i spitalit ishte i mbingarkuar me punë. Mjekët e lejuan dhe sapo fëmija filloi të ushqehej pushoi së qari menjëherë.

Ayla u shpreh se, “E vura re që ishte i uritur, pasi po vendoste duart në gojë. Ndaj vendosa të kërkoja leje për ta përqafuar dhe ushqyer.  Ishte një moment shumë i trishtë. Shoqëria duhet të jetë më sensitive për çështjet që prekin fëmijët. Nuk duhet të vijojë të ndodhë”.

Një mik i polices, Marcos Heredia tha se stafi i spitalit e cilësoi foshnjën “të pistë”, por kjo nuk e shqetësoi Aylan. Ai e fotografoi duke i dhënë gji dhe e shpërndau në rrjetet sociale.

Ai u shpreh se, “Doja ta bëja publik gjestin e saj të mrekullishëm të dashurisë që bëri për një fëmijë që as nuk e njihte. Për këtë fëmijë që nuk hezitoi të sillej si një nënë. Nuk i interesoi që ishte pis, ashtu siç e quajti stafi i spitalit. Bravo mike!”

Kjo fotografi ka marrë më shumë se 68000 pëlqime, 300 komente dhe u shpërnda 94000 herë nga persona të cilët admiruan veprimin e saj kundrejt një fëmije të panjohur dhe “të pistë”.

Sipas mediave lokale, foshnja ishte më i vogli i gjashtë fëmijëve të një nëne beqare, e cila ndodhet në një situatë të vështirë ekonomike.

Brigada e zjarrit, ku Ayla punon si vullnetare gjatë kohës së lirë, shpërndau fotografinë e saj duke thënë se, “Sjellje të tilla na mbushin me krenari dhe na detyrojnë të dyfishojmë përpjekjet, punën dhe solidaritetin me komunitetin tonë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here