10 gjëra që nuk i dini për Ronela Hajatin

0
219

Instagrami tëshmë është kthyer në median përmes së cilës personazhet e famshëm komunikojnë me fansat në mënyrë direkte. Këngëtarja Ronela Hajati e ka shfrytëzuar hapsirën e kësaj mediaje sociale për të ndarë me fansat 10 gjëra të jetës së saj që mbase deri më tani shumë pak prej nesh i kishin ditur.

Kështu që më poshtë po ju listojmë edhe ne 10 gjërat që mbase nuk keni ditur për këngëtaren:

1. “Jam vajzë e vetme. Babi donte vajzë kështu që më bukur s’ka! Çunditërisht, nevojën për një vëlla ose motër e kam ndjerë maksimumi 2 ose 3 vite rreth moshes 15 vjeç…tani jo më”.

2. “Emrin ma ka vendosur babi! Ronela ka domethënë ‘Rron Ela’ dhe atëherë kam qenë mbase e vetmja me këtë emër”.

3. “8 muaj unë rezultoja djalë në eko, se ç’ndodhi ditët e fundit s’di por di që gjithë rrobat madje edhe emri ishin për çun”.

4. Përveç shkollës, që fëmijë kam bërë balet, solfezh, piano (10 vjet!) dhe prezantoja çdo shfaqje, sepse sipas prindërve të mi “njeriu duhet të ketë kulturë”! Dhe që s’mund ta lija më kurrë muzikën pas këtyre…”

5. “Nuk kam asnjë 9 të vetme në dëftesë nga klasa e parë deri në fund të gjimnazit! Kush më njeh e di… Nuk dilja kurrë dhe vetëm mësoja! Madje edhe mamin e kam patur zyshë në të njejtën shkollë ku mësoja, që mos t’i shpëtonte gjë!”.

6. “Kumbari im është Rish Daija… Kompozitori i baletit të parë shqiptar “Halili dhe Hajria”.

7. “Ishte një periudhë në Tiranë që treçereku i këngëve vërdallë kishin backvocal- et e mia!”

8. “Vitet 2009-2010-2011 kanë qenë një periudhë e çmendur portalesh. Nuk kishte gazetë vërdallë pa qenë emri im diku dhe 200 idiotsirat e shpikura! Kjo është arsyeja pse jam kaq shumë ‘e zhdukur’”.

9. “E keni parasysh një zë ‘Baaabaaastaarss’ në çdo këngëe koncert? Akoma zëri im…”.

10. “Kam qenë një metalare e çuditshme në gjimnaz, flokë të gjata, syze…deri sa pash Sean Paul dhe pastaj jetën time mund ta ndiqni në YouTube”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here