Deklarata e Kokëdhimës: Kosova nuk ka asnjë centimetër tokë serbe, shqiptarët janë…

0
128

Kreu i Partisë Zgjidhja, e ka cilësuar të pamundur dhe antikombëtare ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe serbisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kokëdhima thekson se brenda Kosovës nuk ka asnjë centimetër tokë serbe., ndërsa shton se shqiptarët janë populli më tolerant në botë dhe kjo ëhstë një garanci për pakicat serbe.

Postimi i Plotë:

Takimi më i fundit mes presidentëve të Serbisë dhe të Kosovës, me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë europiane për politikat e jashtme, Frederica Mogherini, u pasua me deklarata që hedhin idenë jo të re për ndarje të Kosovës dhe për shkëmbim territoresh me Serbinë.

Bëhet fjalë për një marrëveshje “demarkacioni” që Kosova veriore, e cila sot është e populluar nga serbët të merret nga Serbia, ndërsa Lugina e Preshevës e populluar nga shqiptarët t’i jepet Kosovës.

Shqiptarët janë populli me tolerancën më shembullore etnike, fetare, racore dhe kulturore. Kjo është garanci për mbrojtjen e popullsisë së pakicave serbe në Kosovën demokratike dhe europiane.

Në të kaluarën e afërt trojet shqiptare janë copëtuar për të kënaqur lakmitë e pafundme të vendeve fqinje. Ndaj sot shtetet shqiptare janë ndoshta të vetmit në Europë që rrethohen në të gjithë kufijtë tokësorë nga troje dhe nga popullsi shqiptare të përfshira në shtetet e tjera.

Brenda Kosovës nuk ka tokë serbe. Përkundrazi, në vendet e tjera të Ballkanit ka mjaft troje e popullsi shqiptare të asimiluara ose jo. Kosova që festoi shkurtin e kaluar një dekadë pavarësi është një shtet tashmë i njohur nga mëse 110 shtete të botës. Në bazë të kushtetutës së saj, ajo është një dhe e pandashme.

ZGJIDHJA inkurajon bisedimet me Serbinë për të gjetur paqen dhe bashkëjetesën përmes një marrëveshjeje të qëndrueshme që nuk cenon integritetin territorial të Republikës së Kosovës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here