Këngëtari shqiptar bën sherr në mes të intervistës: Do të thyej kamerën

0
200

Ai ndodhet me pushime në Tiranë të cilat duket se nuk po i shkojnë siç duhet. Teksa ka qenë duke marrë rreze dielli, ditën e djeshme një gazetare i është afruar këngëtarit për t’ bërë një intervistë të shkurtër.

Kur gazetarja Genta Hodo u përpoq t’i bënte disa pyetje reperit të njohur Seven Saraçi, ky i fundit u revoltua dhe kërcënoi kameramanin me fjalët: “Do ta thyej kamerën? Do ta thyej?” dhe u ngrit në këmbë për të bërë sherr.

Gazetarja bëri me dije se prej 2 orësh po prisnin reperin I cili nuk kishte dërguar asnjë mesazh për ta anulluar intervistën.

“Duke qenë se Seven konsiderohet si këngëtar i momentit që gjeneron shumë klikime në Youtube menduam ta intervistonim nga afër. Pas 2 orësh në pritje të tij dhe pas asnjë mesazhi anullimi paraprak ndodh edhe ky incident”, u shpreh ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here