Shpërthen Paloka: Anglishtja qe Rama “nuk e kupton” ne i themi me shqipe të qarte: “Qerrohu”

0
283

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka ka sulmuar me tone të ashpra kryeministrin Edi Rama lidhur me raportin e DASH. Mes ironisë Paloka thekson se Rama e kuptonte shumë mirë anglishten e ambasadorëve, por “nuk kupton” anglishten e përdorur në deklarata apo raporte nga shefat e ambasadorëve.

Paloka shton se “Rama nuk i kupton këto raporte, dhe vazhdon me kembengulje zullumet e tij, deri sa ne ti themi me shqipe te qarte: “Qerrohu”.

Reagimi i plotë i Edi Palokës

Anglishtja qe Rama “nuk e kupton”!
Sa here e kemi degjuar Ramen t’i përgjigjet akuzave të opozitës me deklarata te llojit:
“Po te ishte e vertete do kishte folur ambasadori(ja)”
Kete “mbrojtje” e ka perdorur me paturpesi sa here i eshte dashur, madje dhe per skandale apo fakte me se evidente sic ishin kanabizimi i vendit apo denimi si trafikant i vellait te Fatmir Xhafajt.
Po ndersa kuptonte shume mire anglishten e ambasadoreve, Rama “nuk kupton” anglishten e perdorur ne deklarata apo raporte nga shefat e ambasadoreve.
I tille eshte dhe rasti me i fundit me qendrimin e Departamentit Amerikan te Shtetit per PPP-te, si akte te qarta korruptive te qeverise.
Si te tilla ato jane denoncuar nga opozita, jane denoncuar nga Banka Boterore, jane denoncuar nga FMN-ja ( e cila leshon dhe nje alarm per rrezikun e futjes se vendit ne krize), jane denoncuar nga Gjykata Europiane e Auditimit e se fundmi u denoncuan dhe ne raportin e DASH i cili flet qartazi per lidhjet korruptive te qeverise me biznesmenet qe perfitojne nga PPP.
Po Rama, nuk i kupton keto raporte dhe vazhdon me kembengulje zullumet e tij, deri sa ne ti themi me shqipe te qarte: “Qerrohu”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here