Pushimet tragjike për çiftin e turistëve, burri zgjohet dhe gjen gruan të vdekur

0
252

Pushimet kthehen në tragjedi për një familje austriake. Burri zgjohet nga gjumi dhe sheh se gruaja në krahun e tij nuk merr më frymë.

Në gjendje shoku telefonon i alarmuar ambulancën dhe kërkon ndihmë, por kur vijnë mjekët, për gruan 49 vjecare nuk mund të bëhej më asgjë. Ajo kishte vdekur në gjumë, për shkaqe që presin të saktësohen nga autopsia.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në kampingun në Lignano Sabbiadoro.

Gruaja që ndërroi jetë ishte një turiste austriake e cila kishte ardhur së bashku e të shoqin të kalonin pushimet në këtë zonë. Dyshimet e para flasin se gruaja ka pasur probleme të hershme me frymëmarrjen.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here