Deputetja e PD ngre alarmin: “Pacientët vuajnë për medikamentin më të rëndësishëm”

0
129

Deputetja e PD, Orjola Pampuri jep alarmin sërish se pacientet e prekur nga sëmundjet e tumorale vuajnë për medikamentin më të rëndësishëm, Herceptinën.

Në një deklaratë për mediat tek Spitali Onkologjik në QSUT, Pampuri thekson se Rama bën mashtrimin e radhës për këta pacientë, të cilët presin me muaj të tërë për këtë ilaç.

Vihet re mungesë e theksuar e një prej medikamenteve më të rëndësishme për të prekurit nga tumoret. Ilaçi herceptinë, një nga medikamentet më të rëndësishme për këta pacientë mungon në QSUT.

Vetëm shumë pak prej tyre e marrin, ndërsa të tjerët presin me muaj të tërë. Ky është mashtrimi i radhës i Edi Ramës, me këta pacientë që luftojnë çdo ditë më jetën.

Shqipëria ka incidencën më të lartë nga të sëmurët e prekur nga sëmundjet e rënda dhe mungesa e kimiopreparateve e bën edhe më të vështirë për ta. Nevoja për këto medikamente është 200-400, ndërsa realisht vijnë 20-40 të tillë. E them me bindje se është mashtrim i kryeministrit, i cili mendon për chek up dhe jo nevojat e qytetarëve”, thekson deputetja demokrate.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here