Mos e teproni me kafen! Ja çfarë i shkaktojnë mëlçisë

0
286

Të shumtë janë njerëzit, të cilët nuk e nisin dot ditën pa një kafe, dhe më pas vazhdojnë me dy ose tre të tilla. Duket se për shumicën e njerëzve, pirja e kafesë mund të ndihmojë në mbrojtjen e mëlçisë, kontribuon në performancën e tyre dhe në jetëgjatësi. Ndërsa studiuesit pohojnë se 3 filxhanë kafe në ditë mund të formojnë një pjesë të një diete të shëndetshme dhe mënyre jetese.

Besohet se pirja e kafesë mund të sjellë përfitimet e mëposhtme:

Mbrojtja nga sëmundjet e mëlçisë, duke përfshirë kancerin e mëlçisë.

Mbrojtja kundër sëmundjes së Parkinsonit.

Mbrojtja nga diabeti i tipit 2.

Rrezik më të ulët të depresionit

Disa studime madje sugjerojnë se kafja mund të reduktojë normat e përgjithshme të vdekshmërisë.

Por kujdes!

Sipas hulumtimit, pirja e sasive të mëdha të kafesë pa filtër ngre nivelin e kolesterolit. Por, të gjitha, studimet bashkëkohore për kafen tregojnë se për shumicën e njerëzve, përfitimet shëndetësore të kësaj pije antike janë më të mëdha se rreziqet.

Sa kafe mund të pini?

Të gjitha këto të dhëna inkurajuese nuk do të thotë që tani mund të pini sasi të pakufizuar të kafes. Si gjithmonë, moderimi është çelësi i shëndetit. Mosha, pesha, historia mjekësore dhe toleranca për kafen duhet të merren parasysh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here