Ish-deputeti i PS ka dy fjalë për Ramën: Meta të ka shpëtuar me kthimin e ligjit

1
934

Çështja e Teatrit Kombëtar dhe kthimi i ligjit të prishjes së tij nga Edi Rama, vazhdon të jetë në qendër të politikës dhe diskutimeve.

Pjesë e debatit është bërë edhe ish-deputeti socialist, Andis Harasani.

Ky i fundit ka një mendim ndryshe në lidhje me vendimin e Presidentit Ilir Meta.

Sipas Harasanit, Meta e ka shpëtuar Ramën me kthimin e ligjit, ndërsa bën një premtim që mund të gjejë lekët për të rindërtuar Teatrin Kombëtar aty ku ndodhet.

Ja çfarë shkruan Andis Harasani, në Facebook:

 

Ka ardhur momenti që politika të ngrihet mbi inatin.

Shumë mirë bëri Presidenti që ktheu ligjin.

Dhe favorin më të madh ja bëri jo Teatrit, por pozitës. E shpëtoi nga situata e vështirë ku futën veten.

Është momenti që KM të ngrihet aty ku i takon.

Në djall vafshin ato kulla. Premto z. KM një teatër modern me fondet e buxhetit. Qoftë ai dhe 30 milionë. S’ka bankë që nuk do e financonte me një kredi 20-vjeçare.

Janë 1.5 mln në vit. Asgjë për buxhetin!

Nëse nuk gjen në Shqipëri ta gjej unë bankën jashtë Shqipërie. Dhe ambientin rreth e rrotull ktheje të gjithin në lulishte!

Do të falënderojnë të gjithë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. O harasan hajduti, vodhe sa deshe ne shqiperi, me leket e vjedhura Ben biznes ne shba, gjen dhe banken Ku me futur parate e vjedhura dhe Ben te zgjuarin, .a e din se efilln fjaline sot, I bie nga kina dhe e mbaron pas tre ditesh ore I lodhur nga trite, por do te vije edhe radha jote te 313 ore zagar qe perserit nje fjale pese here, legen

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here