Braimallari: Rama vazhdon hajdutërinë e pronës publike, pronën e Gardës së Republikës do ja kaloi Veliajt

0
145

Sekretari i Përgjithshëm i LSI Endrit Braimallari ka reaguar pas vendimit të qeverisë për të kaluar pronën e Gardës së Republikës në administrim të Bashkisë së Tiranës. “Kryeministri vazhdon hajdutërinë e pronës publike”. “Pronën e Gardës së Republikës do ja kalojë Bashkisë së Tiranës”. Qëllimi i tjetërsimit të kësaj prone publike është i qartë për të ndërtuar më pas kulla klienteliste me qëllim që ky Kryeministër të pastrojë paratë e drogës, shkruan Braimllari në një shenim në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

Kryeministri vazhdon hajdutërinë e pronës publike.

Pasi dhunoi Kushtetutën me zgjedhjen e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme me 69 vota, shkatërroi Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë dhe të gjithë sistemin e drejtësisë në vend. Tani po përgatitet për një akt tjetër të hajdutërisë së pronës publike.

Pronën e Gardës së Republikës do ja kalojë Bashkisë së Tiranës. Qëllimi i tjetërsimit të kësaj prone publike është i qartë për të ndërtuar më pas kulla klienteliste me qëllim që ky Kryeministër të pastrojë paratë e drogës. Është e qartë skema e këtij hajduti të pronës publike, atë çka po tenton të bëj me Teatrin Kombëtar tani kërkon ta bëjë me çdo institucion shtetëror.

Aktin e hajdutërisë së pronës publike po tenton ta bëjë me shpejtësi të madhe pasi në vend nuk ka më Gjykata ku të ankimosh këto vendime. Po përdor Vetingun si mjet presioni për çdo Gjykatës dhe Prokuror. Skema e këtij hajduti ka qenë e qartë: pasi kanabizoi vendin, tani po tjetërson çdo pronë publike në vend me qëllim pastrimin e parave të drogës.

Në këtë gjendje që ky Kryeministër e ka çuar vendin ka vetëm një rrugë ta shporrim një orë e më parë sepse është kthyer në fatkeqësi kombëtare duke shkatërruar shtetin e së drejtës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here