Shorti i Europa League: Milan-Arsenal, finalja e parakohshme… Ja përballjet e tjera

0
190

Eshtë hedhur në Lyon të Francës shorti për 1/8-t e finaleve të Europa League, në qytetin ku do të luhet edhe finalja e këtij edicioni të “kupës së vogël”. I vetmi rregull i paracaktuar ishte se të tre skuadrat ruse ende në garë nuk mund të ndesheshin me ukrainasit e Dinamos së Kievit, pjesa tjetër ishte short i lirë. Ai që nxori goglat nga vazo ishte ish-futbollisti i Barcelonës, Eric Abidal.

Sfida më e fortë që ka dalë nga ky short është padyshim Milan-Arsenal, një përballje që kohët e fundit është parë shpesh në Champions League. Të besuarit e Gattuso, shtatë herë kampion të Europës, do të sfidojnë ekipin e Wenger që për herë të parë në 17 sezonet e fundit merr pjesë në Europa League. Takimi i parë do të luhet më 8 mars në “San Siro”, ndërsa ndeshja e kthimit më 15 mars në “Emirates”.

Lazio do të përballet me Dinamon e Kievit, ndërsa RB Leipzig do të vihet përballë Zenit Shën Petërsburg. Atletico Madrid, një nga ekipet pretendente për suksesin final, do të ndeshet me Lokomotivën e Moskës. Skuadra tjetër moskivite, CSKA sfidon francezët e Lyon. Interesante do të jetë edhe përballja mes Marsielle dhe Athletic Bilbao.

Image result for milan arsenal

Europa League, 1/8-t e finaleve

(8 dhe 15 mars)

Lazio – Dinamo Kiev

RB Leipzig – Zenit

Atletico Madrid – Lokomotiv Moskë

CSKA Moskë – Lyon

Marsielle – Athletic Bilbao

Sporting  – Victoria Plzen

Borussia Dortmund – Salcburg

Milan – Arsenal

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here