Tragjike. Vdes piloti i famshëm Marti Tibbitts

0
184
Një aksident i rëndë ajror i ka marrë jetën pak ditë më parë pilotit të famshëm dhe biznesmenit Martin J. Tibbitts. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në datën 20 korrik në Sheboygan Falls, Uiskonsi, SHBA.

Tibbitts sapo ishte ngritur nga një pistë avionësh për amatorë, kur është përplasur me një ndërtesë në këtë zonë.

Martin J. Tibbitts kishte edhe disa muze avionësh në SHBA.

Biznesmeni dhe i apasionuari pas fluturimeve Tibbitts kishte vizituar edhe Shqipërinë këtë vit, ku kishte shprehur interes për ish-bazën ushtarake të Kuçovës, një bazë që mund të kthehej atraktive për miliarderët që kanë pasion fluturimin nga e gjithë bota.

Martin J. Tibbitts ishte Kryetar i Bordit të Sistemeve Mbështetëse, Inc, BOSSdev, Inc., dhe DefenderTech International Solutions, Inc.

Tibbitts është Përgjegjës Ekzekutiv dhe Sipërmarrës. Ai ka mbi dhjetë vjet eksperiencë në menaxhimin e bizneseve të teknologjisë së lartë, duke siguruar drejtimin dhe mbikëqyrjen dinamike për kompanitë që ofrojnë shërbime mobile dhe wireless, internet dhe zhvillimin e bazës së të dhënave / software, shërbimet e telekomunikacionit dhe kërcënimet …

Pilotimi i avionit më të vjetër

Martin Tibbitts është piloti që e drejtoi për herë të fundit avionin supersonik më të vjetër në botë, avion i cili ka fluturuar për herë të parë në luftën e dytë botërore.

Duke folur për BBC, Tibbitts është shprehur se ‘Meteori T7’ është një avion historik ikonë. Janë vetëm 5 të tillë në botë. Nuk ka asnjë që fluturon në Amerikën veriore  dhe është i pari operacion që mbërrin atje’.

Pamjet që shikoni në video janë fluturimi i fundit i këtij avioni të vjetër. ‘Një ‘copë’ historie që ngrihet sërish në ajër’, shkruan BBC.

Avioni që mban nofkën ‘Mbretëresha’ është më i vjetri që ka fluturuar mbi Atlantik.

Avioni fluturimin e fundit e ka bërë nga aeroporti i Coventryt drejt Liverpulit, përpara se të ngarkohej në anije për në SHBA.

Avioni ka qenë në shërbim nga viti 1945 në vitin 1965.

Më poshtë keni video nga aksidenti tragjik që i mori jetën biznesmenit të njohur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here