Luan Rama: Kuvendi të mos shpërndahet, për të filluar pushimet deri sa të zgjidhet kriza e reformes në drejtesi

0
108

Prononcimi për mediat i deputetit të LSI-së, Luan Rama.

Padyshim kjo eshte nje kosto e madhe mbi vendin mbi funskionimin e institucioneve por padyshim kjo është një kosto e madhe dhe për vetë mazhorancën që ka vepruar me këtë gjuhë arrogance deri sot. Është një moment reflektimi, unë e thashë dhe në Kuvend. Duke lënë për një çast të abstragojë të drejtë qëndrimin e tyre  që për gjithçka fajësojnë opozitën. Bëra pyetjen, po mazhoranca vetë nuk ndien ndonjë përgjegjësi?  Nuk ka arsye të reflektojë përballë kësaj situate skandaloze dhe të gjithë të gjejmë atë që është e rëndësishme për të përballuar edhe njëherë e theksoj, situatën e emergjencës kombëtare. Është e turpshme që Shqipëria sot është pa gjykatat e saj më të larta dhe unë jam pro procesit të Vettingut që të gjithë gjyqtarët e inkriminuar dhe të korruptuar të flaken jashtë sistemit dhe të përgjigjen ligjërisht, ashtu sikundër do duhet të përgjigjen ligjërisht jo vetëm gjyqtarët dhe prokurorët por të gjithë funksionarët shtetëror kushdo qofshin ata që kanë probleme me ligjin. Pavarësisht se në çfarë krahu janë, se në çfarë krahu kullosin dhe pavarësisht se në çfarë krahu votojnë.

 

PD ka theksuar që përpara se të ulen në consensus duhet të rikthehen te 22 korriku pra para dy vitesh. Ju si mendoni?

Më lejoni me shumë sinqeritet tu ndihmoj ta kuptoni atë që sapo thashë, që do të thotë, mesazhi i 21-22 korrikut të vitit 2016 që me konsensus dhe në frymë partneriteti miratuam ndryshimet kushtetuese është logjika dhe rruga nëpër të cilën duhet të ecin të gjithë faktorët politikë duke lënë mënjanë interesat partiake, interesat e pushtetit për të bërë të mundur funksonalizimin e institucioneve të shtetit. Partia Socialiste kur kishte PS dhe kur unë kam qenë anëtar i saj, ka patur një kredo parimore të artikuluar nga ish-Kryetari Fatos Nano i cili thoshte të lëshojmë pushtet  për të bërë shtet. Këta të sotmit në fakt po shkatërrojnë shtetin për të forcuar pushtetin.

A do të dërgojë LSI emrat e saj tek nën Komisioni i Kuvendit që mbikëqyr Vettingun në polici?

Ne do të jemi të pranishëm ashtu siç kemi qenë në kontributin tonë gjithkund ku i shërbehet reformave të mëdha, reformës në drejtësi dhe luftës kundër krimit , korrupsionit dhe çdo shfaqje kriminale, pra ne e kemi votuar ligjin dhe kemi kontribuar me ndryshime përmirësuese në ligjin për Vettingun në policinë e shtetit kështu që ne nuk jemi institucioni i bojkotit, LSI është insitucion i dialogut, bashkëpunimit, integrimit dhe mbi bazën e këtij kontruktiviteti ne jemi të gatshëm  të kontribuojmë për të zgjidhur të gjitha problemet e akumuluara prej arrogancës dhe papërgjegjshmërisë së mazhorancës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here