Itali / Mister vrasja e 2 prostitutave rumune dhe roli i prostitutave shqiptarëve

0
152

Po ngushtohet rrethi i të dyshuarve për vrasjen e 2 prostitutave rumune.

Të dyshuar janë 5 femra, një prostitutë italiane, dy shqiptare dhe dy marokene, shkruajnë mediat italine.

34-vjeçarja Alina Roxana Ripa u gjet e vdekur në 31 dhjetorin e vitit të shkuar në Salerno, Itali.

Alina, më 30 dhjetor, është marrë në një makinë “Alfa 145”, në bordin e së cilës ishte edhe një 35-vjeçare shqiptare ende në kërkim dhe që asokohe rezultoi se ishte klandestine në shtetin fqinj.

Sipas hetuesve, Alina ushtronte aktivitetin e prostitucionit në vend së bashku me tre femra të tjera, shqiptare dhe marokene.

Ndërkohë, autoritet italiane kanë kryer një inspektim në mjetin tip “Alfa 145”, ku kanë gjetur gjurmë gjaku në kofano dhe në dyert e automjetit.

Hetimet lidhin vrasjen e Alinas me atë të 20-vjeçares Mariana Szekeres, (e cila punonte gjithashtu si prostitutë) trupi i së cilës u gjet më 30 prill, po në Salerno.

Dy trupat e pajetë u gjetën në të njëjtin vend, shkruajnë mediat italiane.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here