Mos i ha më thonjtë. Një ves i rrezikshëm për shëndetin

0
199

Që kur isha e vogël nëna dhe mësuesja më thoshte shpesh mos i ha thonjtë sepse është gjë e keqe. Por unë nuk e kuptoja se pse ishte e keqe dhe vazhdoja sërish duke e menduar si një veprim të parrezikshëm dhe anti-stres. Por tani pasi zbulova shumë e shumë gjëra jam e para që ngre zërin dhe e them me të madhe: Mos i ha thonjtë. Shpesh herë ky veprim kthehet në ves, duke e bërë të vështirë të heqësh dorë.
Onychophagia është një sëmundje që karakterizohet nga  mungesa e kontrollit për të kryer një veprim, në këtë rast të hash thonjtë ( ti kapësh me dhëmbë) dhe për ata që po lexojnë e ndërkohë që po e bëjnë veprimin më poshtë do gjeni disa fakte të neveritshme dhe të rrezikshme për shëndetin.

Mos i ha më thonjtë! . Nëse ti vazhdon me këtë ves, do të të dalin herpes në gojë, mund të lëndosh gishtin duke e tërhequr thoin, dhe më pas e gjitha kjo rezulton në infeksion të madh. Dermatologe Debra Jaliman, nga New York thotë se ngrënia e thonjve shkakton infeksion të shkallës së lartë, shkakton skuqje rreth gojës, ënjtje dhe thonjtë të mbushur më pas me qelb. Kjo të thotë shumë ilaçe dhe siklet të madh. Mund të shkaktojë artrit. Quhet Paronychia, një tjetër infeksion bakterial që lidhjet me infektimin e nyjeve të dorës. Për shkak të tërheqjes së lëkurës dhe nyjave mund të shkaktohet Paronychia, është e vështirë për tu kuruar dhe mund të çojë në operacion dhe paaftësi të përhershme për të lëvizur gishtat e dorës. Shkakton deformim të thonjve, duke mos i lënë në procesin e tyre natyral dhe duke i
ngacmuar gjithë kohën, ata deformohen, bëhen me shumë shtresa dhe duken shumë shëmtuar. Shkakton herpes në thonj dhe në gojë, përveçse duket shëmtuar, bëhet burim
infeksioni. Dëmton dhëmbët. Mund të shkaktosh krisje të dhëmbëve dhe shtrembërim. Për ta shmangur këtë ves të keq, duhet ti mbash për disa kohë thonjtë shumë të vegjël, të prerë dhe të limuar për të mos pasur asnjë mundësi të kapësh diçka me dhëmbë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here