Non-grata nga SHBA, Berisha: Bashkëshortja ime gjithë jetën në një punë, kur i përmend tjetrit gruan…

0
366

Ish-kryeministri Sali Berisha u ndal tek figura e bashkëshortes së tij duke analizuar akuzat e DASH për pasurim përmes korrupsionit. Berisha deklaroi se ajo ka punuar në të njëjtin vend që prej kohës kur ai ishte mjek e derisa u bë kryeministër.

“Bashkëshortja ime ka punuar gjithë jetën e vet në të njëjtën lagje sikur kam qenë mjek e deri kur jam bërë kryeministër. Nuk ka qenë asnjëherë anëtare e asnjë bordi.

Ajo mund të jetë ndër të paktat në këtë vend që punon çdo ditë vullnetarisht për fëmijët autikë. Çfarë ka përfituar bashkëshortja ime? I ke përmendur tjetrin gruan, duhet të përgjigjesh”, deklaroi Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here