Tjetër tronditje për kryeministren britanike May, dorëhiqet ministri i tretë

0
195

Ministri britanik i Prokurimeve për Mbrojtjen, Guto Bebb, ka dhënë dorëheqjen lidhur me votimin për ndryshimin e taksave të “Brexit”, pasi kryeministrja May po akuzohet për ‘kapitullim’

Një amendament i faturës doganore që do të ndalonte Mbretërinë e Bashkuar nga mbledhja e tarifave ose taksave për BE pa reciprocitet, mezi kaloi në Dhomën e Komuneve, pasi kabineti i Theresa May pësoi një tjetër “fatkeqësi”.

Dorëheqja e Ministrit të Prokurimeve për Mbrojtjen, Guto Bebb, i cili votoi që Britania e Madhe të mbetej në BE në referendumin e vitit 2016, ka ardhur e papritur për shumë njerëz.

Bebb është bërë një tjetër ministër i Konservatorëve që jep dorëheqjenm pas ish-Sekretari të Jashtëm, Boris Johnson dhe ish-Sekretarit të Shtetit për “Brexit”, David Davis.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here