Reagon Manjani: “Po rikthehemi tek Piramidat financiare, edhe pse ka para droge”

0
241

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ngritur shqetësimin se po rikthehemi tek Piramidat financiare, edhe pse ka para droge.

”Ekonomia informale me para droge është njësoj si ekonomia e Piramidave financiare. Të njëjtën efekt ka! Njerëzit kujtojnë se kanë para, por në fakt kanë asgjë! Kanë borxhe për të larë”,-shkruan Manjani.

Nga ana tjetër, Manjani thotë se njerëzit po vriten për të larë hesapet dhe se qeveria po fërkon duart pasi kështu e shtyn ca kohë.

”Deri sa të falimentojë edhe ndërtimi i kullave dhe të futet në kolaps tregu i pasurive, do vijojë kjo agoni. Ndërkohë njerëzit do vriten e do sakatosen njëri me tjetrin, për të larë hesapet!!! Pamja bëhet gjithnjë e më e zymtë! Kjo pamje nxit IKJEN! Qeveria fërkon duart se shtyn ca kohë kështu. Por fundi është i tmerrshëm”,-thekson Manjani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here