Ja super rrogat e disa gazetarëve

0
165

Një nga televizionet më prestigjioze në botë, publikon listën e pagave ku nga 20 më të paguarit në BBC, 12 të parët janë meshkujt, pastaj 8 të fundit gratë.

Rroga më e lartë për këtë vit është e Gary Lineker, që paguhet me miliona paund, ndërsa Claudia Winkleman është gruaja më e paguar dhe merr 370,000-379,999£.

Më poshtë lista e rrogave më të larta të BBC.

Gary Lineker

Ish futbollisti profesionist anglez dhe moderator sportiv në BBC, Gary  Lineker është më i paguari në botë. Paga e tij është 1.750.000-1.990.000£.

Chris Evans

Chris Evans është prezantues, biznesmen, producent radioje dhe televizioni , dhe  zë vendin e dytë si më i paguari dhe merr një shumë prej 1.660.000- 1.669.999£.

Graham Norton

Graham Norton është prezantues, komedia, aktor dhe shkrimtar irlandez, me seli në Mbretërinë e Bashkuar. Paga e tij varijon nga 600.000- 609.999£.

Stive Wright

Stive Wright është moderator anglez, i vlerësuar gjerësisht për  krijimin e formatit të tij të kopshti zoologjik në BBC. Paga e tij është 550.000- 559.999£.

Huw Edwards

Huw Eduards është spiker lajmesh dhe prezantues. Rroga e tij varijon nga 520.000- 529.999£.

Jeremy Vine

Jeremy Vine është prezantues dhe gazetar. Paga e tij varijon nga 440.000- 449.999£.

Nicky Campbell

Nicky Campbell është një prezantues radioje dhe gazetar skocez. Ai merr një pagë prej 410.000- 419.999£.

Alan Shearer

Alan Sherarer është një futbollist anglez i dalë në pension. Ka qenë një nga lojtarët më të mirë sulmues. Ai është moderator sportiv i emisionit “Match of the Day”. Paga e tij është 410.000- 419.999£.

Nick Grimshaw

Nick Grimshaw është prezantues në televizion dhe radio, gjithashtu është i njohur për shfaqjen e tij në BBC Radio 1 dhe është prezantues në Radio 1 Breakfast Show që  në 2012. Paga e tij është 400.000- 409.999£.

John Humphrys

John Humphrys është moderator, që nga 1982-1987 ai ka qenë spikeri kryesor i lajmeve në BBC News. Sot ai drejton një program në BBC Radio 4. Paga e tij është 400.000- 409.999£.

Andrew Marr

Andrew Marr është një komentues politik dhe prezantues televizioni në Britani.  Ai ka qenë redaktor në “The Indipedent” dhe redaktor politik në BBC. Ai moderon shfaqje “The Andrew Marr Show”. Pagesa e tij është 400.000- 409.999£.

Stephen Nolan

Stephen Nolan është prezantues radio dhe televizioni për BBC Northen Irland dhe BBC radio 5 Live, në Irlandën e veriut.

Gratë më të paguara në BBC

Emily Maitlis

Emily Maitlis është gazetare britanike, bën dokumentare dhe lexuese lajmesh në BBC. Rroga e saj është 220.000- 229.999£.

Mary Berry

Mary Berry është shkrimtare dhe prezantuese e njohur. Paga e saj është 190.00- 199. 999£.

Katya Atler

Katya Atler është gazetare britanike, e cila ka punuar në BBC që nga viti 1998. Ajo tani është redaktore evropiane. Rroga e saj është 170.000- 179.999£.

Sarah Montague

Sarah Montague është gazetare britanike dhe prezantueset më të njohura të BBC Radio 4, e emisionit të mëngjesit. Rroga e saj është  160.000- 169.999£.

Rachel Burden

Rachel Burden është gazetare dhe spikere lajmesh në radio. Ajo ka prezantuar shown e mëngjesit në BBC Radio 5 Live që prej vitit 2005. Paga e saj është  150.00- 159.999£.

Tina Daheley

Tina Daheley  është gazetare dhe prezantuese britanike që punon për BBC-në. Ajo prezanton lajme, sportin dhe motin. Paga e saj është  150.00- 159.999£.

Jane Garvey

Jane Garvey është prezantuese në radio, aktualisht në BBC Radio 5 Live. Rroga e saj është  150.00- 159.999£.

Sarah Smith

Sarah Smith është gazetare skoceze televizioni dhe radioje, në BBC. Ajo mban postin e redaktores së Skocisë. Paga e saj është 150.00- 159.999£./E.B-dritare.net

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here