Spahiu zbulon prapaskenat e rënies së të ardhurave: Një Llogari e thjeshtë

0
172

Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, ka reaguar sot, pas deklarimit të ministrisë së Financave për rënien e të ardhurave në tatime.

Me anë të një postimi në Facebook, Spahiu shruan se gjithçka është e qartë pse kanë rënë të ardhurat, vetëm qeveria nuk e kupton.

Ja postimi i Spahiut:

Ministria e Financave njofton për rënie të të ardhurave nga tatimet, duke shënuar një rekord negativ.

Dy janë zërat kryesorë, TVSH dhe taksat nacionale.

E para tregon qartazi rënie të konsumit dhe mospërputhje të rritjes ekonomike me të ardhurat.

Ajo që un besoj fort është se ky mosrealizim ka ardhur si rezultat i largimit masiv, emigrimit, ku ky i fundit nuk shoqërohet më me rritje të remitancave.

Një llogari shumë e thjeshtë

300,000 të larguar X 40 Lekë (minimalisht gjysëm buke konsum për person) = 12,000,000 Lekë (të reja) më pak shitje buke në ditë.

Mendo sikur buka të shoqërohej me pak djathë….

Kështu, Ai, duhet ta dijë që ata që largohen mbase janë vota më pak kundra Tij por, dhe i duhen për financa më të mira…..

Zgjedhjen e ka bërë tashmë dhe s’ka paketë fiskale apo buxhet, që mund ta ndihmojë…!!!!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here