Personi që qëlloi me armë në Dhërmi akuzohet gjithashtu edhe për…

0
272

Emiljano Nina, 23-vjeç, banues në Tiranë u arrestua nga policia e Himarës pasi akuzohet se mbrëmjen e djeshme ka qëlluar katër herë me armë në ajër, në një prej diskove verore në Dhërmi. Sipas policisë ngjarja ndodhi pas një konflikti të hershëm mes të riut dhe një personi tjetër.

Emiljano Nina është një person me precedent të mëparshëm penal. Ai është një nga personat e arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e ndodhur 3 vite më parë në parkingun e një restoranti në Linzë, ku mbeti i vdekur Enton Nikaj dhe u plagos Ismet Gazheri. Në këtë ngjarje ai u filmua nga kamerat e sigurisë duke i vënë pistoletën në kokë pronarit të restorantit.

Njoftimi i policisë në 2015-ën për vrasjen e Enton Nikaj u rezulton i përfshirë edhe Emiljano Ninaj.

Më datë 12.11.2015, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasve Ervis Mustafa Martinaj, Emiljano Vasil Nina, Mirsad Rexhep Kuçanaj, ish efektiv policie dhe Bujar Shefqet Hasani, të datëlindjes 06.10.1982, 15.06.1995, 23.06.1987 e 11.07.1983, banues në Tiranë, me arsim të mesëm, sepse më datë 11.11.2015, ora 14.10, në Linzë, te lokali “Muraga” pronë e shtetasit Ismet Gaxherri, në ambientet e parkingut, pas një konflikti e në bashkëpunim, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin Enton Ilir Nikaj, i datëlindjes 15.05.1985, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje me paramendim për hakmarrje, si dhe është plagosur me mjete të forta shtetasi Ismet Muhamet Gaxheri, i datëlindjes 21.06.1986, banues në Qesarak, me arsim të lartë. Autorët janë larguar me mjetin tip “Benz”, me targë AA 725 MD, p ? ronë e shtetasit Emiljano Nina. Në vendngjarje u gjet dhe bllokua me cilësinë e provës materiale një gëzhojë model 54. Nenet 78, 25 e 278/5 të K.P. Nr. Unik TRDP 152154.

Për këtë ngjarje Ninaj u dënua me 14 vite burg dhe duhet të ishte duke vuajtur dënimin, pro ai u shfaq mbrëmjen e djeshme në Dhërmi madje i armatosur duke qëlluar katër herë në ajër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here